15 persona nga Tetova nuk respektuan vendimin për izolim

Sipas një njoftimi nga Policia e Tetovës, dje 23 Gusht, zyrtarët policor nga SPB – Tetovë në kuadër të kontrolleve të rregullta të personave që kanë vendime për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kanë konstatuar se 15 persona nga Tetova dhe fshatrat Sllatinë, Dobrosht, Lisec, Odri, Tearcë dhe Jazhincë, edhe pse kanë patur vendime, nuk kanë respektuar izolimin dhe nuk janë gejtur në shtëpitë e tyre.

Kundër këtyre personave që do të përgatiten masa adekuate për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” konform Nenit 2016 të Kodit Penal – thonë nga SPB – Tetovë.