Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar detajet në lidhje me mbajtjen e Seancës Konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që është caktuar për sot 4 gusht 2020 në ora 12, a me qëllim të respektimit të plotë të protokolleve të sigurisë të përcaktuar nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse.Për përfaqësuesit e mediumeve hyrja në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mundësohet prej ora 11.
Seanca Konstitutive është caktuar në ora 12, kështu që do të ketë kohë të mjaftueshme në atë periudhë të respektohen të gjitha protokollet e domosdoshme, në raport me kontrollin dhe evidencën. “Ju rikujtojmë se për të evituar grupimin më të madh, Seancën Konstitutive do të mund të përcjellin vetëm dy përfaqësues nga çdo medium, respektivisht vetëm ato që në afatin e përcaktuar u paraqitën në Seksionin e Marrëdhënieve me Publikun të Kuvendit”, thuhet në njoftim.