Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të sulmit seksual ndaj një të mitureje në Prishtinë, që u raportua nga babai i saj, dje në orët e mbrëmjes.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi i babait të viktimës, i cili ka rrëfyer në Polici se kush dyshon se ia sulmoi të bijën seksualisht.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, babai i të miturës ka deklaruar se vajzën e tij e ka sulmuar seksualisht daja i nënës së saj, i moshës 70-vjeçare, i cili jeton në Gjilan. E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur po ashtu në Gjilan, ku e mitura u përball me familjarin që e sulmoi.
Ky rast i rëndë ka tronditur familjen, për çka edhe u raportua nga Polici. Pas denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe kanë njoftuar të gjitha njësitë policore që të bëhet ndalimi i personit të dyshuar.
Ndërkohë që viktima është intervistuar në prezencë të prindit të saj dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale ku ka deklaruar se si ka ndodhur rasti i trishtë ku përfundoi viktimë.
Kujtojmë se sipas Kodit Penal kushdo që kryen këtë vepër ndaj personit nën moshën 16 vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.