14 vjeçarin e mbulojnë dallgët, shpëtohet nga dy djemt e Haraçinës!

Deri në Pa Censurë:

Alban Abazi, djali i vëllaut Bekimit, falë Zotit, i ka shpëtuar rrezikut për jetë në momentet e fundit. Në të vërtetë, moti i keq i shoqëruar me erë të fortë dhe dallgë (valë) ka marrë me vete Albanin, i cili pas 20 minutash luftë për jetë, shpëton falë Zotit që disa metrash larg tij ndodhin dy djem nga Haraçina, Mejdi Ibrahimi dhe Jetmir Beqiri të cilt mezi arrijnë ta shpëtojnë. Siç shpjegon Albani, më parë për ta shpëtuar atë janë munduar dajallarët e tij, Valoni dhe Mustafa, por dallgët e mëdha kanë rrezikuar edhe jetën e tyre. Albani, derisa po përballej me jetën, ka ngritur duart lartë dhe ka kërkuar ndihmë. Për fat të mirë atë e shohin dy persona që ishin larg tij përafërsisht 30 -40 metrash e që kanë ditur mirë të notojnë dhe menjëherë nisen drejt tij për ta shpëtuar.

“Xhaxhi, kur mu afrua daja Valon, unë që ta shpëtoj vetën e kapa për qafe dhe e rrezikova edhe atë dhe për pak të fundosemi dytë. Edhe daja Mustaf u mundua shumë të më shpëtojë. Pastaj erdhën, Mejdi Ibrahimi dhe Jetmir Beqiri nga Haraçina që luftonin me mish e shpirt për të më shpëtuar. Herë njëri e herë tjetri më hedhnin mua mbi shpinën e tyre sipër ujit që unë të marrë frymë sepse u pata mbush ujë dhe isha shumë i lodhur, ndërsa ata vet notonin nën ujë. Kjo ka zgjatur disa minuta derisa shpëtuam” ka thënë Albani..

“Kurrë nuk kam pa fëmijë më lutarak që luftonte për jetë si ky djalë. Disa herë e hedhnim mbi ujë Albanin sepse na tërhiqte uji te poshtë sikur të ketë ndonjë pus me rrymë. Shumë, shumë kishtë dallga të fuqishme” tha Jetmir Beqiri nga Haraçina, i cili së bashku me shokun e tij, Mejdi Ibrahimi po nga i njejti fshatë, falë Zotit e kishin shpëtuar Albanin.

Ata pasi kishin shpëtuar më të keqes ishin shtrirë në rërë dhe kishin filluar të qajnë nga ajo që i kishte ndodhur atyre.

“Në fund, pasi shpëtuam, u shtrimë skaj plazhit, të lodhur e mezi merrnim frymë dhe të gjithë qanim, ndërsa unë nxjerrsha ujë nga barku që më ishte mbushur “ tregonte Albani dhe i dridhej buza kur fliste.
Ai me lejen e prindërve i është bashkangjitur dajallarëve drejt plazhit, pasi në mesin e tyre ishin edhe moshatarët e tij, ndërsa ngjarja kishte ndodhur të mërkurën e kaluar më 05. 08. 2020.

Albani është 14 vjeçar, ndryshe, tash duhet të filloj në klasën e 9 –të dhe është futbollist i shkollës së futbollit “Viktoria” në Sllupçan.

Falemnderit shumë o Zot!
Falemnderit dy trimave nga Haraçina, Mejdi Ibrahimi dhe Jetmir Beqiri! Zoti ju ruajtë gjithmonë!
Elhamdulilah!

Ne foto jan Mejdiu dhe Jetmiri