14 vjeçari vret aksidentalisht vëllain me plumb në qafë: E ngatërrova me një derr të egër


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Mandra, Greqi. Një 14 vjeçar ka vrarë aksidentalisht vëllain e tij 17 vjeçar në një stallë bagëtish, e cila zotërohet nga familja e tij.

Adoleshenti ka rrëfyer se ka vrarë aksidentalisht vëllain e tij 17-vjeçar , pasi e ka ngatërruar me një derr të egër. Më pas ai është nisur drejt vendit të ngjarjes për të treguar se ku e ka hedhur armën.

Këllëfi i armës prej lëkure i gjetur në vendin e aksidentit e komplikon çështjen, pasi familja ka pohuar se nuk ka pasur armë në banesë.

17-vjeçari u gjet i vdekur nga një bari që kalonte pranë një rruge rurale në Lutsa të Mandrës, ndërsa trupi kishte një plumb në qafë. Pranë trupit, policia gjeti dy gëzhoja të një pushke gjuetie.