14 policë nga 103 të izoluarit rezultuan pozitiv në Kovid-19, 8 prej tyre janë nga njësiti i EBR-së. Alsat paraprakisht informoi se 103 pjesëtarë të policisë u futën në izolim. Megjithatë akoma nuk është e njohur se si ata erdhën në kontakt me personat e infektuar me Kovid-19. Jozyratrisht në mesin e të infektuarve ka edhe nga qyteti i Ohrit.
103 pjesëtarëve të policisë u është shqiptuar masa e izolimit. Akoma nuk dihen detaje se si erdhi deri tek kontakti me të infektuar me Kovid-19, megjithatë Alsat jozyrtarisht mëson se 103 pjesëtarët e policisë që janë futur në izolim vijnë nga Shkupi, Tetova dhe qytetet tjera të vendit dhe bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitit për intervenim të shpejtë EBR.