14 piktorë do të realizojnë veprat e tyre në Koloninë Ndërkombëtare Artistike


Ka filluar edicioni i 12-të i Kolonisë Ndërkombëtare Artistike 2021 në Tetovë. Si çdo vit, edhe këtë herë do të mbahet Kolonia Artisitike në Tetovë. Qëllimi i këtij evenimenti është që të mblidhen artistë nga vendi dhe rajoni.
Kolonia e Artit do të zgjasë 5 ditë duke filluar nga data 27.08 dhe secila ditë do të këtë aktivitete artistike.
Në ditën e fundit do të bëhet hapja e ekzpozitës në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë duke filluar nga ora 18.

Pjesëmarrës do të jenë: Zabedin Memishi, Enesa Memeti, Refki Gollopeni, Zenun Sherifi, Drenusha Palloshi, Hajrush Fazliu, Aferdita Kiki, Arta Rushiti Fetahu, Ylber Zulfiqari, Ana Ivanovska, Hristina Zafirovska, Snegana Melnyk, Dragica Cherova. Ata do të qëndrojnë në Hotelin Scardus, ku edhe do të pikturojnë veprat e tyre.