Në Klinikën Infektive të QKUK’së janë të shtrirë 21 persona të prekur nga koronavirusi. 3 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkohë gjendja shëndetësore e të tjerëve është stabile. Megjithëkëtë, në Infektiven e QKUK’së, janë pranuar edhe 14 persona të tjerë të cilët janë në observim me dyshime për Covid-19. Rezultatet për ta pritet që të dalin sot pasdite. Këto detaje ia dha Expressit, infektologui QKUK’së, Salih Ahmeti.
Në Kosovë ka arritur në 33 numri i personave që janë infektuar me virusin Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusi. Ndërkohë dje (22 mars) u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi.
Por megjithëkëtë, rastet e dyshuara se janë prekur me koronavirus vetëm po shtohen dita ditës. Tashmë në Klinikën Infektive të QKUK’së janë ndalur për observim edhe 14 persona të tjerë. Rezultatet për ta pritet që të dalin gjatë ditës së sotme.
Ndërkaq 21 persona të tjerë janë në Infektiven e QKUK’së si të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre, 3 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Këto detaje i dha gjatë ditës së sotme infektologu, Salih Ahmet.
“Gjendja është relativisht stabile. Janë 3-4 persona në gjendje pak më rë rëndë por po monitorohen, 21 janë të shtrirë, të tjerët në shtëpi. I kemi edhe 14 të dyshuar në observim, rezultatet e tyre dalin pasdite. Dy prej atyre në gjendje më të rëndë janë mbi 65 vjeç, dy të tjerët relativisht 40 deri 50 vjeç”, sqaron Salih Ahmeti për Express.
E ndërkohë, deri më tani në Kosovë numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, tani është ngritur në 33 persona.
Më 22 mars në Kosovë u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se viktima është një pacient 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës.
Sa i përket rasteve në rajon, në Shqipëri dje dhe sot janë shënuar dy viktima. Mbrëmë është raportuar viktima e tretë, një 71-vjeçar nga Kuçova i cili vuante nga kanceri në mushkëri. Ndërkaq sot është regjistruar viktima e katërt, i cili është më specifik për shkak të moshës së mesme 43-vjeçar dhe nuk raportohet se kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.
Maqedonia poashtu ka raportuar dje viktimën e parë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një grua të moshës 57-vjeçare. E ndjera kishte rezultuar negative në dy teste para një jave, por kishte qëndruar në izolim derisa ndërroi jetë. Ministri Filipçe ka thënë se i është bërë testi edhe pas vdekjes dhe kishte rezultuar pozitive.
Edhe në vendin me më pak të prekur nga koronavirusi, Mal të Zi, është shënuar viktima e parë. Atje ka ndërruar jetë një 65-vjeçar i cili kishte probleme me mushkëri. I ndjeri kishte qenë në Serbi në gjysmën e parë të muajit mars dhe dyshohet se atje është prekur nga virusi. /top-channel