Për Zaevin premtimi nga politika është dorëzuar, Mickoski akuzon për ndikim të politikanëve në gjyqësi

Një pjesë e madhe e reformave në gjyqësi kanë përfunduar e porositi atë që është në lidhje me ligjet dhe legjislativën, ndërsa plagë e kancerit është zbatimi praktik, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev sonte në TV duelin me kryetarin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski.

Zaev theksoi se duhet të vijojë proces i spastrimit në gjyqësi ku të gjithë gjykatësit ku vjetërohen lëndët në mënyrë automatike do të shkarkohen dhe do të bëhet kontrollim i kompletuar i gjendjes pronësore të gjykatësve, prokurorëve dhe familjeve të tyre, që të konfirmohet siç tha, ndershmëria e vetë drejtuesve të drejtësisë dhe gjithsesi kontrolli i lëndëve diku rreth pesë për qind në pesë vitet e ardhshme sipas shembullit të rastësishëm.

Zaev potencoi se me spastrimin e gjykatësve të pandershëm të cilët punojnë në gjyqësi do të jepet më shumë hapësirë për gjykatësit e ndershëm.

Mickoski, sërish, akuzoi për ndikim të politikanëve në prokurorinë dhe gjyqësinë. “Sot keni njerëz të cilët për një procedurë të thjeshtë kur të shkojnë në gjykatë ndjehen të poshtëruar nga vetë institucioni dhe duhet paraprakisht të ulen dhe të shikojnëi nëse kanë ndonjë të afërm. Kjo nuk është problem për mentalitetin por përvojë problematike është ajo të ndërtohet në bazë të asaj që ka ndodhur në të kaluarën”, tha Mickoski.

Sipas tij, pushteti nuk ka arritur t’i realizojë premtimet në tre vitet e fundit, ndërsa si shembull, mes tjerash e citoi zgjedhjen në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.

“Me qasjen e tillë të ndarësve të drejtësisë nuk mundemi të presim se diçka dramatike do të bëhet”, tha Mickoski.

Duke replikuar Zaevin tha se askush nga politikanët nuk i zgjedhin kryetarët e këshillave gjyqësor, të gjykatave, të akademive për gjykatës. Ky është, potencon, dallimi mes perceptimit tonë për gjyqësi dhe oponentit tonë.