130 milion euro për kompanitë e mesme dhe të vogla

Për kompanitë e mesme dhe të vogla deri në fund të vitit do të ketë në dispozicion 136 milionë euro, mjete që janë siguruar nga Banka Evropiane Investuese dhe grante të BE-së.

Këtë e paralajmëroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një intervistë për AIM, në të cilën theksoi se ndihma nga investuesit e jashtëm është e rëndësishme për sektorin privat në Maqedoni, veçmas për firmat e vogla dhe të mesme.

Ai shtoi se për kompanitë e vogla dhe të mesme edhe në pjesën e dytë të vitit do të sigurohen 100 milionë euro nga linja kreditore e lirë prej Bankës Evropiane Investuese.

Gjithashtu Tevdovski ka thënë se Qeveria angazhohet për projekte infrastrukturore të rëndësishme dhe se do të shfrytëzojnë mjetet dhe fondet që kanë në dispozicion.