13 vjeçarja shtatzënë pas abu*zimit, rrëfimi i tri*shtë i prindit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë në shkurt të këtij viti, ku u ab*uzua se*ksual*isht një 13-vjeçare nga qyteti i Vitisë. Vajza e vogël e familjes, 13 vjeçare atëherë, e tani 14, është dhu*nuar se*ksua*lisht nga një person rreth të 20-tave. Por ky rast i rëndë është raportuar në polici para disa javësh.

Rasti është denoncuar më 20 shtator dhe e gjithë kjo ka ndodhur kur në pah ka dalë një fakt që e rëndon edhe më shumë ngjarjen, vajza e mitur tashmë është 8 muajshe shtatzënë. Ka qenë pikërisht babai i të mitur ai që ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë, ku përpos halleve dhe shqetësimeve shëndetësore të njërës prej vajzave, u përball dhe me abu*zimin e fëmijës së tij të tretë.

“Jam babai i 5 fëmijëve, sot ndihem shumë i vrarë shpirtërisht, pasi nuk munda të kuptoj se vajza ime mbeti shtatzënë e abu*zimit, pasi njëra nga vajzat vuan nga problemet e sëmundjes së kancerit. Ne tash i kemi kryer dhe shtatzënia e vajzës po shkon mirë, mjekët nuk na kanë thënë asgjë. Vajza e tretë e ka kuptuar vajzën që ka mbetur shtatzënë. Jam ndjerë keq kur e mora vesh lajmin për vajzën. Ne e dimë se kush është pasi vajza na tregoi të dhënat dhe emrin e personit i cili ka abu*zuar, ai është 20 vjeç dhe është jashtë kufijve. Policia ka bërë një kërkesë për abu*zuesin, por ne po presim lindjen e fëmijës dhe të bëhet ADN-ja e fëmijës për të vërtetuar nëse ai është abu*zuesi. Por ne si prindër do ta mbështesim vajzën dhe fëmijën do ta mbajmë, por kërkojmë drejtësi për ngjarjen si dhe kërkojmë të arr*esto*het abu*zuesi”, tha ai.