13 vjeçarja Aulona Kurti është zhdukur që nga dita e hënë.
Familjarët e saj kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e të miturës në rrjete sociale dhe kanë thënë se nuk dinë asgjë për fatin e saj.
Të njëjtit rastin e kanë lajmëruar në Policinë e Kosovës, por ende nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e vajzës së tyre.
“Çdo qytetarë që e sheh ju lutemi ta lajmëroni policinë ose në numrat e telefonit 045883382 ose 045612416”, është kërkesa e familjarëve.