13 vjeçarja nga Kaçaniku që shkruan poezi për fshatin e saj, Kotlinën (VIDEO)

Blondina Loku është 13 vjeçarja nga fshati Kotlinë, Komuna e Kaçanikut. Ajo është nxënëse e shkëlqyer e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Kotlinë, shkruan Pa Censurë. Pas tregimeve që Blondinës i’a kanë treguar familjarët për masakrën e këtij fshati gjatë kohës së luftës, ajo është inspiruar që të shkruajë poezi e monologje të ndryshme. Përveç dëshmorëve të këtij fshati që ajo i permend thuajse në çdo shkrim të saj, kohës së fundit atë e ka pikëlluar edhe një gjë tjetër, fakti që shumica e familjeve e kanë braktisur këtë fshat.

Përshkak të rrugës së largët deri në qytet, banorëve të këtij fshati nuk e kanë të lehtë të shkojnë edhe në punë. Sipas informatave që ka marrë Pa Censurë, për shkak të largësisë afër 90% e banorëve janë shpërngulur në qytetet më të afërta. Kjo ka bërë që Blondina të inspirohet edhe më shumë që të shkruajë për fshatin ku ajo banon akoma aty bashkë me familjen 9 antarëshe. Ajo me dëshpërim tregon se nuk i kanë mbetur as shokë e shoqe me të cilë mund të kalojë kohën e lirë./PACENSURË/
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë më Blondinën: