Një 13 vjeçar që jeton në Castello të Italisë u infektua me koronavirus. Por për të kjo situatë nuk është aspak e lehtë. Pasi doli pozitiv, ai u detyrua të flinte në makinë.
Kjo për shkak se ai dhe familja e tij jetojnë në një shtëpi mjaft të vogël, që nuk i jep atij mundësinë të ketë një dhomë për t’u izoluar.
Rasti u pikas nga Këshilltari për Politikat Sociale i Komunës së kryeqytetit Umbrian Edi Ciçhi dhe u morën masa të menjëhershme.
I mituri u mor dhe u dërgua në një qendër, pasi në shtetin italian janë ngritur disa qendra të posaçme për të strehuar njerëz që janë pozitivë për virusin por asimptomatik ose ata në karantinë që nuk kanë vende të përshtatshme për të qëndruar.
Babai i djalit të vogël u kishte thënë gazetave se ai kishte qëndruar pranë makinës në mënyrë që të mos linte djalin vetëm dhe në të njëjtën kohë të mos infektohej në mënyrë që të përpiqej të punonte si piktor shtëpie.
Si mundësi për të strehuar të birin, babai kishte menduar një dhomë të vjetër, të cilën edhe po e pastronte