13 të vde*kur dhe 158 raste të reja për 24 orë me koronavirus

Brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar edhe 158 aste të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vde*kjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vde*kjes. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste komuna Gjilan 29 raste komuna Gjakovë 13 raste komuna Pejë 13 raste komuna Fushë Kosovë 9 raste komuna Drenas 6 raste komuna Prizren 6 raste komuna Viti 6 raste komuna Kamenicë 5 raste komuna Dragash 4 raste komuna Istog 3 raste komuna Lipjan 3 raste komuna Obiliq 3 raste komuna Suharekë 3 raste komuna Vushtrri 3 raste komuna Ferizaj 2 raste komuna Klinë 2 raste komuna Malishevë 2 raste komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan Kaçanik Mitrovicë Podujevë Shtime dher Skenderaj.