13 të vde*kur brenda 24 orëve nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vd*ekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vd*ekjes. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste kurse numri i rasteve aktive është 3.410.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste komuna Pejë 19 raste komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste komuna Prizren 6 raste komuna Kaçanik 5 raste komuna Viti 4 raste komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste komuna Lipjan 3 raste komuna Malishevë 2 raste komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash Drenas Graçanicë Kamenicë Klinë Mitrovicë Rahovec dhe Suharekë.