13 persona të vd*ekur nga koronavirus në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vd*ekur 13 persona nga koronavirus. IKSHPK ka bërë të ditur se kanë humbur betejën me kronavirus 13 persona ndërsa janë infektuar 225 persona.

Me këto raste numri i vde*kjeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 269.
Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste kurse numri i rasteve aktive është 3.815.