Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç. Sipas burimeve mësohet se ka mbetur edhe një person i plagosur i cili është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve të deritanishme ngjarja ka ndodhur në një hotel. Akoma janë të paqarta rrethanat e ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.