Vjen lajmi i madh: Në Kosovë do të hapen shkollat, çerdhet e kufijtë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se do të happen shkollat dhe çerdhet, po ashtu edhe kufijtë në vendin tonë.

Këstu bëri të ditur ai përmes një konference për media më herët.

“Shkollat e çerdhet do të hapen por maskat, distanca dhe higjiena duhet të jenë të domosdoshme. Kufijt do të hapen por masat mbrojtëse do të shtohen”, ka thënë Vitia.

Sidoqoftë, ai nuk njoftoi se kur do të ndodhë kjo gjë.

Ndër të tjera, Vitia ka konfirmuar se nga e enjta në vend qytetarët do të dalin për 16 orë në ditë, nga ora 05:00 deri në 21:00, pa ndonjë masë kufizuese./gazetametro.net