12 vjeçari vodhi një çokollatë, i kërkon falje me një letër pronarit të dyqanit

12-vjeçari me emrin Benjamin nga Zvicra nuk mundi t’i rezistonte vezës me çokollatë në një dyqan në San Marino. Dhe për shkak se djaloshi nuk kishte para me vete, ai thjesht e kapi çokollatën dhe e futi në xhep, shkruan Blick. Por më pas, djaloshin e brejti ndërgjegjja dhe ai vendosi t’i shkruan një letër pronarit të dyqanit dhe t’i kërkonte falje për veprimet e tij. Pronari Danilo Chiaruzzi e publikoi letrën në Facebook.

“Fatkeqësisht, asgjë nuk më befason më pas asaj që kemi përjetuar viteve të fundit. Por sot ndryshova mendje”, ka shkruar Chiaruzzi. Përveç letrës së gjatë të kërkimfaljes, djaloshi ia bashkangjiti edhe një kartëmonedhë prej 10 eurove. Çokollate që ai kishte vjedhur pati vlerën prej 2.10 eurove. Dyqani e ka ftuar 12-vjeçarin për një foto dhe shtrëngim dore për këtë veprim të mrekullueshëm.