12 vite me vetëm 30 minuta gjumë në ditë: Ky burrë pretendon se ka gjetur çelësin e jetëgjatësisë

Daisuke Hori, një 40-vjeçar nga Japonia, pretendon se për 12 vite ka fjetur vetëm 30 deri në 40 minuta çdo ditë, duke besuar se kjo i ka “dyfishuar” kohën e jetës. Sipas Hori, ai ka stërvitur trupin dhe mendjen për të shmangur lodhjen dhe për të qenë gjithmonë energjik.

Ai ka krijuar Shoqatën e Gjumë-shkurtërve në Japoni dhe ndan eksperiencën e tij përmes kanalit të YouTube “Nature Sleep”, duke theksuar se kjo mënyrë e jetesës i jep më shumë kohë për të realizuar detyrat e tij ditore.

Një raport i “Daily Star” zbulon se Hori ka ndihmuar qindra njerëz të mësojnë teknikat e tij, megjithëse ekspertët e shëndetit nuk janë dakord me këtë qasje. Ata paralajmërojnë se mungesa e gjumit mund të ketë pasoja serioze për shëndetin, duke përfshirë probleme imunitare dhe kardiovaskulare, dhe rekomandojnë që të rriturit të flenë shtatë deri në tetë orë për një shëndet të mirë.