12 pacient të vdekur gjatë 24 orëve: Fillon takimi i Hoti me krerët e institucioneve shëndetësore

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar takim me drejtuesit e institucioneve të shëndetësisë, pas shtimit të rasteve me koronavirus.

Këtë takim zyra e kryeministrit e kishte paralajmëruar mbrëmë pas shtimit të rasteve dhe të vdekjeve.

Në këtë takim po marrin pjesë drejtori i IKShPK’së Naser Ramadani, Basri Sejdiu drejtori i ShSKUK’së, mikrobiologu Lul Raka dhe përfaqësues të tjerë.

Duhet theksuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shtuar 178 raste të reja me koronavirus, si dhe kanë vdekur 12 persona.

Gjithashtu gjatë orëve të hershme të mëngjesit, forca policore kanë rrethuar Kliniken Infektive. Ku dyshohet se 4 pacient kanë vdekur për mungesë të oksigjenit,

Katër pacient, dyshohet se kanë vdekur në mungesë të oksigjenit. Ndërkohë, ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive duke bartur katër kufoma në raste të ndara.

Gjithashtu velën të theksohet se LDK ka kërkuar rikthimin e masave, pas ngjarjeve të fundit në Klinikën Infektive.

Ndërsa pritet të shihet se çfarë vendimesh do të merren nga ky takim.