12 mjekë dhe 20 infermiere nga Armata do të angazhohen në Kovid-qendra


Personeli mjekësor nga Qendra Mjekësore Ushtarake, i përbërë nga dymbëdhjetë mjekë dhe njëzet infermierë nga sot do të përfshihen në punën e klinikave interne ku ka reparte për pacientë me Covid-19.

Ekipet mjekësore të ushtrisë fillimisht do të vendosen në Klinikën Interne në triazhë, ku do të pranojnë pacientë me Covid-19.

Pas shpalljes së gjendjes së krizës, përveç personelit mjekësor, ushtarë të paarmatosur po mbështesin policinë në të gjitha Kovid-qendrat në vend.