Flet mjeku që zbuloi pacientin “zero” në Shqipëri: Rast i veçantë, vajza qëndroi 2 javë me nënën me koronavirus

Cana është mjeku i cili identifikoi pacientin zero në Maqedoninë e Veriut.“Diku nga 26 shkurti pacienti “zero” u konfirmua në klinikën infektive. Faktikisht pacienti “zero” u doli i kuruar”, tha Cana.I NGJAJSHËMMBI 48 MIJË VDEKJE NGA KORONAVIRUSI NË SHBAMë tej ai u shpreh se ky infeksion duhet targetuar në mënyrë të drejtë për të bërë edhe trajtimin e duhur.Gjatë intervistës me gazetarin Enkel Demi, mjeku theksoi se pacienti zero ishte rast i importuar nga Italia, kryesisht në rajonin e Lombardisë. Ndërkohë vajza e shoqëronte nënën gjatë gjithë kohës, e cila mbante maskë të thjeshtë kirurgjikale duke insistuar të qëndronte deri në fund të terapisë pranë nënës.“Dy testet ndaj së bijës rezultuan negativ. Ishte rasti i parë, pasi ajo ishte infermiere e cila punonte në një spital tjetër. Ka qëndruar 2 javë me nënën e saj në spital, por nuk u infektua, ky ishte një rast i veçantë”, u shpreh ai.Gjithashtu ai theksoi se tocilizumab është përdorur, por ende nuk mund të arrihet në një konkluzion se ky preparat mund të jetë shumë efikas ndaj COVID-19.“Ende nuk ka ndonjë ilaç specifik për Covid-19, ideja se tek disa pacientë një preparat mund të veprojë, por ka edhe raste ku i njëjti medikament nuk krijon asnjë lloj efekti. Sistemi imunia i pacienti nuk dihet se si do të reagojë në përzgjedhjen e preparateve. Të gjithë autoritet shëndetësore janë në konstatim se ky infeksion do të na shoqërojë.Nga sot fillon muaji i Ramazanit, a është i rekomandueshëm?Mjeku: Mbajtja e Ramazanit nuk përkon me vetë infeksionin, ajo që do të duhej të bëhej, është ti përmbaheshin rreptësisht rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.