11 tetori ditë pushimi për të gjithë qytetarët

11 tetori 2021 (e hënë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Kështu informon Ministria për Punë dhe Politik Sociale, prej ku thonë se më 11 tetor shënohet Dita e Kryengritjes Popullore.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 21/98 dhe 18/07), 11 tetor 2021 (e hënë), Dita e Kryengritja Popullore, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët për Ditën e Kryengritjes Popullore”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.