11 të vde*kur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Serbi, 396 të infektuar

Është rritur numri i rasteve me Covid-19 në Serbi.

Në Serbi 11 persona kanë vd*ekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 396 të infektuar të rinj, njoftojnë mediumet nga Beogradi.

Rastet pozitive janë nga 7955 testime të bëra. Është njoftuar se 187 pacientë janë në respiratorë. Më Serbi kanë vdekur 472 persona nga COVID-19.