11 të vde*kur dhe 141 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës në 24 orët e fundit janë shënuar 141 raste të reja dhe 11 vde*kje. Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 440 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vde*kjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2dhe 401 raste të vde*kjes. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste kurse numri i rasteve aktive është 3.824.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 44raste komuna Gjilan 17 raste komuna Pejë 14 raste komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste komuna Ferizaj 6 raste komuna Gjakovë 6 raste komuna Mitrovicë 6 raste komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste komuna Fushë Kosovë 4 raste komuna Malishevë 3 raste komuna Vushtrri 3 raste komuna Lipjan 2 raste komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog Junik Klinë Obiliq Prizren Rahovec Shtime dhe Skenderaj.