11 persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në Veternik të Prishtinës

Sot është raportuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, në të cilin janë përfshirë 11 vetura dhe 1 kamion

Si pasojë e këtij aksidenti 11 persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo për Sinjalin.

Me këtë rast po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.