107 vjeçarja: Kam votuar për Kurtin, e udhëheqtë këtë vend me faqe të bardhë

107 vjeçarja Xhezide Aliu është votuesja më e vjetër që ka marrë pjesë në procesin e djeshëm zgjedhor.
Ajo sot ka folur për Klan Kosova, ku ka treguar se ka votuar për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.“Kam votuar për Albinin edhe Vjosën së më janë dukur më të mirë. Kam shkuar me loçkën e zemrës që të votoj”, është shprehur ajo.

“E sundoftë këtë vend me faqe të bardhë”, ka qenë porosia e 107 vjeçares për Kurtin.Ajo ka folur edhe për të kaluarën e saj, pjesën e rinisë, ku ka thënë se e ka kaluar në skamje.Në zgjedhje ka thënë se ka dalë për përtuar në mënyrë që të ndryshojë situata në vend.