1060 raste me COVID në Tetovë, Arifi kërkon të izoluarit mos lëvizin

Kryetarja e Komunës të Tetovës, Teuta Arifi u bënë thirrje qytetarëve të cilët që kanë vendime për izolim të qëndrojnë në izolim dhe dhe kështu të ndikojnë në reduktimin e rritjes së rasteve të reja të infektimit.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që perosnat me vendim për izolim, të qëndrojnë të izoluar duke mos kontaktuar me persona të tjerë, dhe kështu të ndikojnë në reduktimin e rritjes së rasteve të reja të infektimit, në këtë fazë shumë kritike të përhapjes së virusit.

Përsërisim edhe njëherë apelin që mjekët amë të ndalojnë vizitat dhe trajtimet shtëpiake, në mënyrë që pacientët me simptomatologji të lehtë të COVID19 të marrin terapinë e përshkruar vetë në shtëpi, kurse ato me pasqyrë më të rëndë shëndetësore t’i drejtojnë në Qendrën Klinike për trajtim të mëtutjeshëm”, shkruan Arifi në Facebook.

Kryetarja e Komunës gjithashtu informon se Në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID19 është 3159. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1909 persona kurse 129 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 1060.
“Në Spitalin klinik të Tetovës pranohen për trajtim kryesisht pacientë me pasqyrë më të rëndë klinike të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit. Për momentin në repartin infektiv në Tetovë janë të shtrtuar 49 persona, që marrin terapinë dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

Gjendja epidemiologjike si në vend ashtu edhe në Tetovë akoma paraqitet si kritike, me numra në rritje të rasteve të reja si dhe persona që kërkojnë trajtim shëndetësor në kushte spitalore”, shkruan Arifi