106-vjeçarja kërkon për ditëlindje 1 kamarier të zhveshur, e bija e surprizon dhe ia sjell vetëm me përparëse

Një stërgjyshe 106-vjeçare nuk e priste dhuratën e ditëlindjes së vajzës së saj teksa ajo festoi me një kamarier të zhveshur.

Asaj iu organizua një festë në shtëpinë e kujdesit ku për qejfin e saj u përkujdes një 32 vjeç, Eddy Betterridge, i cili i shërbeu i zhveshur me vetëm një përparëse, teksa vet 106-vjeçja tha se asaj i pëlqeu ai për shkak që s’kishte qime në gjoks.

Ishte spontane. Edi ishte i gjatë, kishte sy të bukur dhe ishte shumë tërheqës. Ai nuk kishte fare qime në gjoks, që gjë më bëri shumë përshtypje dhe nuk kisha parë kurrë diçka të tillë”, është shprehur 106 vjeçarja Norah Shaw.

Ajo ka përjetuar dy luftëra botërore, dy pandemi globale dhe 20 kryeministra.