Nga i urryer në hero – Pronari i klubit të futbollit që mund ta shpëtojë botën nga koronavirusi


Dietmar Hopp, pronari i Hofenheimit dhe i vënë në shenjestër nga të gjithë ultrasët në Gjermani, mund të sjellë shumë shpejt vaksinën kundër koronavirusit.
Kompania e tij CureVac, e cila u përfol se do të blihej nga presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump, po vijon punën për krijimin e vaksisës ndaj COVID-19.

“Vaksina efektive kundër COVID-19 jo vetëm që duhet të arrijë dhe të mbrojë njerëzit, por edhe të ketë më shumë solidaritet me ta”, tha Hopp.
“Unë mendoj se vaksina jonë e re kundër koronavirusit duhet të jetë në dispozicion deri në këtë vjeshtë”, tha ai.
“Kjo do të ishte në kohë për valën tjetër të mundshme të infeksioneve. Testet së pari duhet të kryhen te kafshët, dhe më pas te njerëzit”.

“Data e lëshimit varet nga instituti kombëtar i Gjermanisë për vaksinat, Instituti Paul Ehrlich”, tha ai.

Pronari i Hoffenheim është fyer gjerësisht në mesin e tifozëve rivalë për investimet e tij në shkallë të gjerë në klubin e Bundesliga.
Ndërsa Ministri Federal i Ekonomisë, Peter Altmaier, theksoi për ARD se në rast se do të arrihet krijimi i vaksinës, ajo nuk do të shitet kurrë.