Pas lajmeve trishtuese se numri i viktimave rritet si pasojë e tërmetit në Turqi e Siri, ka edhe lajme shpresëdhënëse të shpëtimeve të të mbijetuarve pavarësisht ditëve të tëra nën rrënoja.
Rasti i radhës është ai i 43-vjeçarit Cem Okur dhe vajzës së tij 8-vjeçare, Tanem, të cilët e panë dritën e diellit pas 101 orësh nën rrënoja në Hataj.
Babai dhe vajza, të cilët u dërguan në spitalin e qytetit të Adanas , treguan për mediat turke historinë e tyre se si nuk iu dorëzuan vdekjes.
Në momentin që kuptoi se nuk mund të bënte asgjë veçse të priste t’i shpëtonin, Cem rrëfen se vendosi që të mbante lart moralin e tij dhe të vajzës duke luajtur lojën “letër, gërshërë, gur”.