Këngëtari i njohur me famë botërore, Maluma, do të vijë në Tiranë për llogari të Bashkisë së Tiranë. Kryeqyteti ynë konsiderohet si kryeqyteti i rinisë dhe aktivitetet nuk mungojnë.
Maluma do të jetë në kryeqytet më datë 14 mars dhe do të përformojë në sheshin “Nënë Tereza”. Biletat janë nxjerrë në shitje dhe këngëtari do të vijë në Tiranë.
Burime të ndryshme na kanë treguar se sa do të paguhet Maluma dhe ekipi i tij për të ardhur në Tiranë. Bëhet fjalë për 650 mijë euro që do të përfitojë këngëtari dhe skuadra e tij.
Ai përvec parave të majme që do ka patur dhe disa teka të tij. Maluma ka kërkuar që përpara performancës së tij me publikun të ketë në dispozicion dhe një tabelë ping pongu.
Të gjithë personat që kanë dëshirë të takojnë Malumën për 10 minuta, duhet të paguajnë 1000 euro për të qëndruar me të. Maluma është një ndër këngëtarët më të rëndësishëm që ka ardhur në Shqipëri.
Maluma duket se dëshiron të luajë me miqtë e tij. Ai madje nuk do të flejë as në Tiranë, por do të largohet direkt, sapo të mbarojë koncertin.
Duket se këngëtari i njohur që numëron 61 milionë ndjekës në Instagram, nuk dëshiron të njihet shumë me Shqipërinë, por thjeshtë biznes dhe të largohet.