“100 ditë keqtrajtim”, dalin detaje të reja nga historia e sherrit mes Feros dhe Arbenitës

Marrëdhënia mes Feros dhe modelës Arbenita Ismalji, ka degraduar pasi këngëtari ka ushtruar dhunë ndaj kësaj të fundit dhe si rezultat, çështja e tyre ka përfunduar edhe në gjykatës.

Bazuar në raportin e Prokurorisë të siguruar nga Prive, aty tregohet se për afro 100 ditë, ndaj modeles janë ushtruar forma të ndryshme të dhunës.

“Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans”, thuhet në raport.

Sipas raportit, dhuna fizike nga Fero në drejtim të Arbenitës duket të ketë eskaluar deri në goditje në shpinë, si dhe kërcënim me vrasje.