100 ditë deri te fillimi i Lojrat Olimpike “Tokio 2020”


Lojrat Olimpike në Tokio do të nisin pas 100 ditëve, ndërsa sportistët më të mirë në botë do të garojnë në kryeqendrën e Japonisë për medaljet olimpike.

“Bota u përball me krizë ekonomike dhe pandeminë, ndërsa Komiteti Organizativ është i vendosur që ti jep shpresë të gjithë njerëzve. Sportistët janë stërvitur dhe mezi presim që ti shohim në Tokio për sukseset e reja,” ka thënë mes tjerash Seiko Hashimoto, presidenti i Komitetit Organizativ të Lojrave Olimpike.

Ndërkohë në anketën e agjencisë së lajmeve “Kjudo”, 39 për qind të populates në Japoni, dëshiron që anulohen Lojrat Olimpike, ndërsa 24 për qind janë pro, ndërsa 32 për qind janë për të shtyer Lojrat Olimpike, për një periudhën tjetër kohore gjatë këtij viti. Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, do të zhvillohen nga 23 korriku e deri më 8 gusht.