10 vjet burg për vra*sësen e të miturit tek Banjat e Tetovës

Nën akuzën për vrasjen e të miturit në Banjat e Tetovës, Gjykata e Tetovës i shqiptoi dënimin me 10 vjet burg të miturës.

“Gjykata themelore e Tetovës, mori sot vendimin për ngjarjen e ndodhur në 21 dhjetor të vitit 2022, të ndodhur te Banjat e Tetovës, ku u privua nga jeta 16 vjeçari me inicialet B.H. Të miturës i është shqiptuar dënimi me burg për fëmijë në kohëzgjatje prej 10 viteve. Sipas aktakuzës, dorasja fillimisht ka përdorur spraj, pas çka pasi ka humbur vetëdijen, viktimën e ka lidhur me fasha tek duart dhe këmbët, dhe e ka hedhur në rrjedhat e lumit Shkumbin të Tetovës, ku edhe është gjetur nga ana e zjarrfikësve dhe policisë së Tetovës./ Bashkim Sulejman