Limoni– Pse eshte i shendetshem? Limoni permban vitaminen C, e cila ndihmon te rritet niveli i “mire” i kolesterolit HDL. Nje studim ka zbuluar se limoni pengon ne rritjen e qelizave kancerogjene.
Brokoli– Nje kercell i brokolit permban me shume se 100% te kerkesave tona ditore te vitamines K, dhe pothuajse 200 per qind te dozes se rekomanduar te vitamines C, dy ushqyes esenciale per ndertimin e muskujve. Nje keshille: Ruani deri ne 90 per qind te vitamines C te brokolit duke e pergatitur ne mikrovale, sepse avullimi ose zierja ruan vetem 66 per qind te lendes ushqyese.
Çokollata e Zeze – 30 grame çokollate e zeze gjate dites mund te zvogeloje shtypjen e gjakut. Pluhuri i kakaos eshte po ashtu i pasur me antioksidante qe ndihmojne ne zvogelimin e kolesterolit “te keq” LDL dhe te shtoje nivelet e mira te kolesterolit HDL.
Patatja – Nje patate e embel ka gati 8 here sasine e vitamines A, qe nevojitet gjate dites, e cila lufton kancerin dhe forcon imunitetin. Nje keshille: Patatja duhet ngrene e ftohte, pasi hulumtimet tregojne se kjo ndihmon ne largimin e afer 25 perqind te yndyres.
Salmoni – Salmoni eshte nje burim i shkelqyeshem i acideve yndyrore omega-3, te cilat lidhen me nivelin e ulet te depresionit, semundjeve te zemres dhe kancerit.
Arrat – Arrat ndihmojne ne zvogelimin e kolesterolit. Omega 3 e pranishme tek arrat eshte vertetuar se lufton kancerin, po ashtu ndihmon ne mbrojtjen ndaj diellit. Arrat ndihmojne gjithashtu ne rregullimin e gjumit.
Avokado – Avokado eshte e pasur me yndyra te shendetshme, madje nje studim ka deshmuar se ul kolesterolin ne gati 22 perqind. Duke shtuar avokadon ne sallate rritet thithja e lendeve ushqyese kryesore, si beta-karoteni.
Hudhra – Hudhra eshte luftetar i fuqishem i semundjeve, pengon rritjen e baktereve, perfshire edhe bakterin E.coli. Gjithashtu, Allicin, nje perberes i gjetur ne hudher eshte deshmuar se ndihmon ne uljen e nivelit te kolesterolit dhe shtypjes se gjakut. Mbani mend, hudhrat nuk duhet te ziejne shume, sepse ekspozimi ne temperature te larte per me shume se 10 minuta humbet vlerat ushqyese.
Spinaqi – Hulumtimet e fundit kane treguar se mes frutave dhe perimeve qe luftojne kancerin, spinaqi eshte nje nga me efektivet.
Fasulet – Duke ngrene fasule, bizele dhe thjerreza kater here gjate javes mund te ulet deri ne 22 perqind rreziku ndaj semundjeve te zemres. Gjithashtu, fasulet zvogelojne rrezikun nga kanceri i gjirit. Sa me me ngjyre te erret te jene fasulet aq me shume antioksidante permbajne.