Dhjetë persona janë në arrati nga burgu ‘Shkup’ në Shutkë, raporton ‘Skopje1’. Kjo është konstatuar gjatë kontrollit mbrëmë në orën 17:30.
Gjatë numërimit mungonin 14 persona, nga të cilët 4 janë rikthyer. Nuk dihet nëse këta 10 të burgosur që mungojnë janë raportuar tashmë në polici.
Nuk dihet as nëse ata kanë përdorur privilegje. Drejtori i ri, Boban Utkovski, premtoi respektim të rreptë të rregullave dhe tha se do të ndalë këtë praktikë.