10 muaj që është shembur, ende s’është rregulluar rruga Mitrovicë-Prishtinë

Që nga muaji janar i këtij viti është shembur një pjesë e rrugës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në Mazgit.
Mirëpo, që nga ajo kohë nuk është investuar ende asgjë në këtë rrugë, përveç që është bërë një zgjidhje për qytetarët të dalin nga autostrada duke e mbyllur daljen e Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit drejtimi Mitrovicë-Prishtinë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në një përgjigje për IndeksOnline kanë thënë se këtë javë pritet të tenderohet projekti kryesor për Sanimin e Rrëshqitjes në Mazgit. Kurse lidhur me palën e tretë që është thënë nga MI se është fajtore për rrëshqitjen e rrugës, tanimë është dërguar në gjykatë.
“Komisioni prfesional i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, Mjedisit dhe Infrastrukturës, ka pranuar projektin kryesor për Sanimin e Rrëshqitjes në Mazgit. Në këtë javë pritet të tenderohet ky projekt, pasi të jenë hartuar specifikimet teknike.

Departamenti i Inspektimit përkatësisht Divizioni i Inspektimit të Infrastrukturës Rrugore pas inspektimeve dhe konstatimeve në teren , pala është dërguar ne gjykatë.
Departamenti i Inspektimit është në pritje të vendimit nga gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij institucionit “shembja ka ndodhur për shkak të ndërhyrjës së palëve të treta duke bërë gërmimin e skarpates nga ana e poshtme e rrugës.