10 ditë mbyllje totale për të shpëtuar jetë!

Këto janë fjalët e Enver Robelit i cili shkroi në profilin e tij në facebook.
10 ditë mbyllje totale për të shpëtuar jetë!
923 raste të reja me korona në 24 orët e fundit. 14 të vd*ekur. Sa ishin dje? Pardje? Para katër ditësh? Para pesë ditësh? Duket se askujt nuk i kujtohet. Duket se askush s’po bëhet merak për këtë. Nuk ka ap*ele dramatike as nga pushteti, as nga opozita. E njerëzit po vd*esin. Njëri pas tjetrit. Emra të njohur dhe emra jo aq të njohur. Por dhimbja për ta është e njëjtë. Shumë tr*agjedi familjare. Shumë fëmijë jetimë. Shumë njerëz që po ikin nga kjo botë në kulmin e jetës. Politika duhet të veprojë – urgjentisht. Për hir të shpëtimit të jetëve bëhuni bashkë të gjithë, politikanë, shoqëri civile, media, biznese. Harroni për pak çaste hi*dhërimet që keni mes vete, qofshin të drejta apo të padrejta. Harroni! Dhe veproni! Të gjithë bëjeni një sa*krificë dhe mbylleni jetën publike për 10 ditë. Tregoni solidaritet. Tregoni humanizëm. Sepse mosveprimi është kr*im.

https://www.facebook.com/enver.robelli/posts/10225436924090907