Sot mbushen një vjet, prej kur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev e mori mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov, që të formojë kabinetin qeveritar. Pas një loje disamujorshe nga ana e presidentit i cili nuk ia jepte mandatin, pasi që paraprakisht Nikolla Gruevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE, nuk kishin arritur marrëveshje për formim të qeverisë me BDI-në.
Asokohe, pas një presioni shumë të madh të brendshëm dhe ndërkombëtar, Ivanov, pas shumë refuzimeve, ftoi Zaevin që ta marrë mandatin, por të betohet në një deklaratë, e cila nuk ishte bërë asnjëherë më parë, pasi që rendi juridik i Maqedonisë e parashikon të njëjtën, por sipas Kushtetutës, presidenti e ka obligim të ia japë mandatin, pra pa kushte.
Megjithatë Zaev pranoi dhe e nënshkroi publikisht deklaratën në të cilën betohej se:
Garantojmë se do ta mbrojë identitetin, sovranitetin, integritetin territorial, pavarësinë dhe multietnicitetin e Republikës së Maqedonisë;
Garantojmë se do ta mbroj rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të Republikës së Maqedonisë;
Garantojmë mbrojtje të interesave shtetërore dhe avancim të jetës së të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, religjioze apo gjuhësore;
Garantojmë se procesi i miratimit të vendimeve për qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të jetë në pajtueshmëri me parimet themelore demokratike dhe sundimin e ligjit, duke mos e sjellë Maqedoninë në situatë të përkuljes apo varësisë prej ndonjë shteti tjetër.
Asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprim, të cilën do të jenë në kundërshtim me qëndrimet e lartpërmendura, nuk munden të jenë kusht as bazë për formimin dhe veprimin e Qeverisë së Maqedonisë.
Me marrjen e mandatin, pas dy javëve u formua qeveria, fillimisht në përbërjen qeveritare ishin: LSDM kishte 49 deputetë në Kuvend, BDI 10 deputetë dhe Aleanca për Shqiptarët tre deputetë, transmeton Portalb.mk.