1 vit nga tragjedia e autobusit të “Besa Trans” në Struma të Bullgarisë

Sot janë bërë 1 vit kur autobusi i “Besa Trans” u dogj i tëri së bashku me 45 udhëtarë të tjerë në Struma të Bullgarisë, teksa ktheheshin nga Turqia.

Hetimi i deritanishëm fajëson shoferin, i cili ka lëvizur me shpejtësi mbi normalen. Megjithatë avokatët bullgarë që përfaqësojnë familjarët thonë se nuk mund të anashkalohen mungesat në komunikacion dhe mungesa e duhur e sinjalizimit në rrugë.

23 nëntori është kujtimi më i hidhur që mban mend vendi. 52 udhëtarë kishin shkuar në Stamboll për ekskurzion, por nuk arritën që të ktheheshin në shtëpi, pasi autobusi tyre u aksidentua dhe mori flakë dhe që aty arriten të shpëtojnë vetëm 7 persona. Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën “Struma” afër Sofjes. Dhjetë ditë pas tragjedisë, viktimat u identifikuan përmes analizave të ADN-së për t’iu dorëzuar familjarëve. Në aeroportin e Shkupit u pritën me nderime të larta shtetërore, kurse lamtumira e fundit iu dha nga familjarët.