1 vit nga aksidenti në Bullgari, Ahmeti: “Tragjedi të tilla të mos përjetojmë asnjëherë”

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot me rastin e 1 vjetorit të aksidentit tragjik në Bullgari, ka përkujtuar viktimat si dhe përmes një akademie përkujtimore në Kërçovë kanë përkujtuar Gazmend Ukallin, i riu që humbi jetën bashkë me qytetarë tjerë.

Bashkë me qytetarët e Kërçovës, familjen Ukalli, kreun e komunës Fatmir Dehari, miq, shokë dhe gjithë kolegët e punës, e përkujtuam në një Akademi përkujtimore: “Një vit pa birin tonë Gazmend Ukalli”. Sot, përkujtuam edhe qytetarët tjerë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Bullgari, me shpresë që tragjedi të tilla të mos përjetojmë asnjëherë, ka shkruar mes tjerave Ahmeti.

Një vit pa Gazmendin, mungesa ndjehet jo vetëm tek familja Ukalli por edhe tek të gjithë ne. Ikja nga kjo botë në moshë të re ka lënë zbrazëtirë të madhe në mbarë Kërçovën, sepse njihej për sinqeritetin dhe elanin që kishte për punë, iku në lule të rinisë. Bashkë me qytetarët e Kërçovës, familjen Ukalli, kreun e komunës Fatmir Dehari, miq, shokë dhe gjithë kolegët e punës, e përkujtuam në një Akademi përkujtimore: “Një vit pa birin tonë Gazmend Ukalli”.

Sot, përkujtuam edhe qytetarët tjerë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Bullgari, me shpresë që tragjedi të tilla të mos përjetojmë asnjëherë. Edhe pas një viti, uroj që shpirti i të gjithë atyre që humbën jetën të prehet në paqe e familjarëve të ju shtohet durimi!