1 kilogram speca 300 denarë, rritje drastike e çmimeve të prodhimeve ushqimore

Çmimet e produkteve elementare ushqimore vazhdojnë të rriten. Çmimi i vajit tani është 120 denarë, rritje ka te sheqeri, qumështi, por edhe te frutat e perimet.

Çmimi për 1 kilogram speca është 300 denarë, domatet shiten për 120 denarë, trangujt dhe patatet prej 60 deri 80 denarë kurse limoni dhe portokajtë sillen prej 50 deri në 80 denarë. Nga Banka Popullore thonë se ndryshimi i çmimit është për shkak të zhvillimit të paparashikuar të pandemisë.