“1 iranian vdes çdo 10 minuta nga koronavirusi”

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Iran ka bërë një deklaratë shokuese duke thënë se në vend, një iranian vdes çdo 10 minuta nga koronavirusi. Po sipas tij, çdo orë, 50 iranianë infektohen me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu konfirmoi se në 24 orët e fundit, 149 persona kanë humbur jetën, duke e rritur në 1284 numrin e viktimave deri të enjten. Shifra është më e larta në vend për harkun e një dite, që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë ditës së fundit u konfirmuan zyrtarisht edhe 1046 raste me Covid-19, duke e çuar në 18407 numrin total të të infektuarve, tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Alireza Raisi.