1.908 raste të reja dhe 22 viktima nga Kovid-19

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.908 raste të reja me koronavirus nga realizimi i 5.834 testimeve.

Janë shëruar 1.129 pacientë ndërkaq jetën e kanë humbur 22 të persona.

Nga rastet e reja, 254 janë riinfektime..

Sipas Regjistrit për persona të vdekur nga Kovid-19, janë denoncuar 4 viktima të moshës prej 56 deri 79 vjeç të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 04.01.2022 deri 26.01.2022.

Raste aktive në vend janë 17.182.