1.837 raste aktive me koronavirus në Shkup, numër treshifror në tetë komuna

Gjithsej 164 raste të reja me koronavirus të konfirmuar KOVID-19 nga 1.612 testime janë evidentuar në buletinin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë pas 24 orëve të kaluara. Vdiqën pesë pacientë prej të cilëve më i riu në moshën 35-vjeçare nga Shkupi i cili është mjekuar në SPQ “8 Shtatori”. Nga fundi i shkurtit, kur filloi epidemia në vend, virusi është konfirmuar tek gjithsej 8.786 persona ndërsa janë bërë 83.216 testime. Janë shëruar 4.676, kanë vdekur 406 ndërsa raste aktive janë 3.704.

Nga rastet e reja pozitive në koronavirus, 59 janë në Shkup, ndërsa vatër e re me 23 të diagnostikuar të rinj është Shën Nikolla. Rritje të të infektuarve në valën e dytë të epidemisë ka edhe në Dibër, ku janë regjistruar 18 raste të reja. Në Shtip janë 17 të rinj, 12 në Kumanovë. Në dhjetë komuna shënohen më pak se dhjetë raste pozitive të koronavirusit: nëntë në Gostivar, gjashtë në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë nga dy në Kavadar dhe Probishtip dhe nga një i sapoinfektuar në Prilep, Manastir, Demir Hisar dhe Resnjë.

Raste aktive në Shkup janë 1.837, prej të cilëve 284 janë në Çair, 202 në Gazi Babë, 171 në Aerodrom, 151 në Qendër, 146 në Karposh, 139 në Butel, 123 në Kisella Vodë, 116 në Saraj, 113 në Gjorçe Petrov. Në mesin e komunave në rajonin e Shkupit, numër treshifror të rasteve aktive ka në Studeniçan (109).

Nga qytetet me raste aktive treshifrore, më së shumti (295) janë në Tetovë, pasojnë Kumanova dhe Shtipi (226 dhe 213), ndërsa më pas Gostivari me 177, Struga me 169, Shën Nikolla me 164, Ohri me 114 dhe Dibra me 110 persona të cilët tani janë të sëmurë.

Me 18-të të infektuarit e rinj, Dibra shënon rekord të ri negativ gjegjësisht për herë të tretë numër treshifror në fazën e dytë të epidemisë – më 10 korrik kishte 17 dhe paraprakisht, më 20 qershor janë regjistruar, gjithashtu, 18 raste.

Numri i të infektuarve në fazën e dytë në Dibër, komunë në të cilën ishte shpallur gjendje krize në mars, është dy herë më i lartë krahasuar me numrin në fazën e parë gjegjësisht 121 raste më shumë. Në fazën e parë kishte 51 të prekur. Faza e dytë filloi më 5 qershor kur, pas saktë dhjetë ditë, në këtë zonë u kthye koronavirusi.

Me konfirmimin e djeshëm, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë u rrit në 172. Betejën me virusin e rrezikshëm e fituan 57, e humbën pesë, ndërsa 110 persona janë aktivë nga sëmundja.

Në Shën Nikollë, nga ana tjetër, ku janë 123 të infektuar të rinj. aktivë janë 164, deri të hënën do të mbyllen fabrikat “Moda” dhe “Kemteks”. Nga skriningu i deritanishëm në dy konfeksionet, tek 45 punonjës është konfirmuar infektimi me koronavirus, prej të cilëve 15 janë zbuluar para testimit masiv të bërë me vendimin e udhëheqësive të dy konfeksioneve.

“Mirë është që prej dy fabrikave tona 80 për qind të rasteve pozitive janë asimptomatike. Nëse nuk do ta bënim skriningun, infeksioni do të përhapej në reparte. Vendimin të cilin e sollëm për skriningun është i mirë dhe për momentin jemi duke i pritur rezultatet për 90 punëtorë”, deklaroi drejtori Angell Dimitrov.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë kumtuan se koronavirusi për një kohë më të gjatë nuk është vetëm në klastere, por ka edhe transmetim të gjerë, edhe pse këto ditë në rajonin e Tetovës numri i të prekurve po zvogëlohet.

Në Buletinin e djeshëm janë regjistruar gjashtë të infektuar të rinj, ndërsa para një muaji (17 qershor) në rajonin e Tetovës kishte 19. Të premten e kaluar (10 korrik), kur numri i rasteve pozitive në vend ishte më i larti deri më tani (205), në këtë komunë janë regjistruar 13 të infektuar. Në Tetovë deri më tani virusi është konfirmuar tek 906 persona, ndërsa raste aktive janë 295.

Koronavirusi dje e mbylli Komunën e Radovishit pasi është konfirmuar një test pozitiv tek një i punësuar. Kryetari i Komunës, Gerasim Konzullov deklaroi se është dezinfektuar objekti i komunës, këtë fundjavë do ta ndjekin gjendjen dhe shtesë do të informojnë nëse do të punojnë nga e hëna.

SIpas evidencës së Ministrisë së Shëndetësisë, nga fillimi i epidemisë në vend, në Radovish janë 15 raste të sapokonfirmuara nga KOVID-19, prej të cilave 11 janë aktive.