​Zogjtë e ngordhur ‘pushtojnë’ shtetin: Arsyeja është një mister

Biologët nga New Mexico lëshuan alarmin pasi mijëra zogj të ngordhur u gjetën në ditët e fundit. Profesorja e Universitetit Shtetëror të New Mexico Martha Desmond tha për mediat lokale se arsyeja e vdekjes masive ishte një mister, por që mund të kishte lidhje me tymin e zjarrit ose motin e ftohtë.
“Numri i zogjve të ngordhur tani mund të jetë në miliona,” tha ajo.

Shkencëtarët kanë raportuar se popullatat e zogjve të Amerikës së Veriut kanë rënë masivisht në vitet e fundit. Biologët shtetërorë u kanë kërkuar njerëzve që t’i raportojnë nëse vërejnë zogj të ngordhur për kërkime të mëtejshme.
Sipas dëshmitarëve, disa zogj, përfshirë zogjtë shtegtarë, dallëndyshet dhe zogjtë blu, u sollën çuditshëm para se të vdisnin.

“Është shkatërruese. Unë nuk mendoj se kam parë ndonjëherë diçka kaq të tmerrshme në jetën time,” tha Desmond për KRQE-TV. Shtetet fqinje jugperëndimore të tilla si Colorado, Arizona dhe Teksas gjithashtu raportuan një rritje të numrit të vdekjeve të shpendëve. Tymi nga zjarret në pyje mendohet se ka kapur mushkëritë e zogjve ose i ka detyruar ata të ndryshojnë rrugët e migrimit.

Mund të jetë faji edhe reshjet e fundit të borës në Kolorado, tha Desmond, duke shtuar se ata nuk do të dinë më shumë derisa të studiojnë kufomat e kafshëve. Ndërkohë, Shërbimi Pyjor i SHBA-së në Pyllin Kombëtar Santa Fe ka apeluar për ndihmë publike. “Vde*kshmëria e pashpjegueshme e zogjve të këngëve shqetëson shumë biologët e botës së egër”, tha Shërbimi Pyjor dhe u kërkoi njerëzve të mbledhin të dhëna për zogjtë që gjejnë.