​Vaksina ruse nuk është e sigurt, një në shtatë vullnetarë raportojnë …

Vaksina ruse Sputnik V tashmë ka nxitur polemika në të gjithë botën pasi presidenti Vladimir Putin pohoi se “funksionon mjaft efektivisht”, – pa dhënë ndonjë detaj mbi studimin. Por tani, ministri i Shëndetësisë i vendit tha se një në shtatë vullnetarë që ishin pjesë e provës së vaksinës treguan efekte anësore.

Mikhail Murashko tha se tani, mbi 300 nga 40,000 vullnetarë të njoftuar janë vaksinuar me Sputnik V. Ai shtoi se rreth 14 për qind janë ankuar për dobësi, dhimbje muskulore për 24 orë dhe një rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit .

Kur Rusia miratoi vaksinën e saj të mundshme antikoronavirus në gusht, disa ekspertë ngritën shqetësime në lidhje me efektivitetin e saj për shkak të mungesës së provave.